Në Belgjikë të premten fillon gjykimi ndaj një diplomati iranian, i akuzuar për komplot të një sulmi me bombë, në një tubim të opozitës iraniane jashtë Parisit.
Kjo çështje ka nxitur tensione me Teheranin. Në qershor të vitit 2018, autoritetet belge penguan atë që ata thanë se, ishte një përpjekje për të kontrabanduar eksplozivë në Francë, për të kryer sulm në një takim të një prej lëvizjeve të opozitës së Iranit në mërgim.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI), i cili përfshin Organizatën Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (MEK), organizoi një tubim në Villepinte jashtë Parisit më 30 qershor 2018. Disa figura të njohura ndërkombëtare - përfshirë ish-zyrtarë amerikanë dhe britanikë - do të merrnin pjesë.
Më vonë atë vit, qeveria franceze akuzoi shërbimin e inteligjencës së Iranit si mbështetës të operacionit, akuzë që Republika Islamike e ka mohuar.
SHIKONI EDHE: Trump pyeti ndihmësit për mundësinë e sulmit ndaj IranitAssadollah Assadi, një diplomat iranian 48-vjeçar, i vendosur më parë në Vjenë, mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
"Ne po shohim një rast të qartë të terrorizmit shtetëror", tha avokati Georges-Henri Beauthier, i cili përfaqëson interesat e opozitës iraniane, së bashku me kolegun francez, William Bourdon.
Dimitri de Beco, mbrojtës i Assadi, ka akuzuar paditësit civilë se po përpiqen ta kthejnë çështjen në një gjyq politik në emër të lëvizjes opozitare.
SHIKONI EDHE: Irani po ndërton një uzinë nëntokësore, thotë agjencia e KB-sëSipas ekspertit të Iranit, Francois Nicoullaud - një ish-ambasador francez në Teheran - presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u befasua kur mësoi për sulmin e dështuar.
"Duke vizituar Evropën në atë kohë, ai ishte plotësisht i zemëruar kur mësoi rreth këtij operacioni të shërbimit të inteligjencës, mbi të cilin nuk ishte këshilluar", i tha diplomati agjencisë AFP.
Në kohën e komplotit të pretenduar, Rouhani po përpiqej të ruante mbështetjen e kryeqyteteve evropiane për marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 të braktisur në vitin 2018 nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.
SHBA-ja e ka akuzuar Iranin për shkelje të marrëveshjes dhe për sponsorizim të terrorizmit në rajon.