SHBA-ja do të reduktojë për 2.500 numrin e trupave të saj në Afganistan dhe Irak, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes.
Presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar më parë se do të shkurtonte prezencën ushtarake amerikane në të dyja vendet.
Ky reduktim do të bëhet përpara se Presidenti Trump të largohet nga zyra, tha Pentagoni.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar për rrezikun e një "çmimi të lartë" nëse SHBA-ja dhe forcat aleate largohen nga Afganistani në mënyrë të befasishme.
Në një deklaratë, Stoltenberg tha se Afganistani rrezikon edhe një herë të bëhet një platformë për terroristët ndërkombëtarë që të ndërmarrin dhe organizojnë sulme.
Numri i trupave në Irak do të shkurtohet nga 500 në 2,500, ndërsa numri i personelit të shërbimit në Afganistan do të bjerë nga 4,500 në rreth 2,500.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Chris Miller tha se ky vendim reflekton politikën e presidentit Trump "për të sjellë luftërat në Afganistan dhe Irak në një përfundim të suksesshëm dhe të përgjegjshëm dhe për të sjellë në shtëpi, shërbyesit tonë të guximshëm”.
Liderët ushtarakë ishin njoftuar gjatë fundjavës për planet e tërheqjes, bazuar në zyrtarët e cituar nga Associated Press.