Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper. Foto nga arkivi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper kishte "përfunduar punë" dhe se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit, do të jetë Sekretari i ri i Mbrojtjes.

Vendimi, sipas Trumpin do të hyjë në fuqi menjëherë.

Esper, i cili ishte përplasur me Trump lidhur me sugjerimin e tij për të përdorur personel ushtarak për të shuar trazirat civile, vjen një javë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-s.

Trump, ende nuk e ka pranuar humbjen dhe po pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara, pa ofruar dëshmi për këtë. Fushata e tij ka nisur një sërë procesesh gjyqësore në disa shtete.

Presidenti i zgjedhur amerikan është, Joe Biden, i cili ka qenë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 3 nëntorit.