Zyrtarët austriakë kanë bërë të ditura dështime tjera para incidentit që ka lënë të vdekur katër persona të hënën në mbrëmje në Vjenë.
Kjo situatë ka nxitur shefin kundër-terrorizmit të këtij qyteti, Erich Zwettler që të largohet nga kjo pozitë.
Policia ka thënë se ai është pezulluar nga detyra me kërkesën e tij.
Deri më tani është thënë se austriakët janë informuar në muajin korrik se i dyshuari ka tentuar të blejë municion në Sllovaki.
Tani austriakët kanë pranuar se sulmuesi është takuar me dy persona nga Gjermania, të cilët veçse kanë qenë duke u vëzhguar.
SHIKONI EDHE: I dyshuari për sulmin në Vjenë, i panjohur në fshatin ÇellopekMinistri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer ka folur për “gabime të qarta dhe si i konsiderojmë ne, të patolerueshme”.
Ndërkohë një xhami dhe një asociacioni xhamie, që janë frekuentuar nga sulmuesi i dyshuar 20-vjeçar, tashmë janë mbyllur, meqë Ministrja për Integrim në këtë shtet, Susanne Raab, ka thënë se të njëjtat kanë kontribuuar në radikalizimin e tij.
Ai ka vizituar vazhdimisht xhamitë në Ottakring dhe Meidling.
Raab ka thënë se qëllimi i terrorizimit është që të krijojë ndasi në shoqëri në mes të myslimanëve dhe jomyslimanëve.
Në orët e mbrëmjes të së hënës, sulmuesi i dyshuari ka nisur sulm me armë zjarri në qendër të Vjenës.
SHIKONI EDHE: IS merr përgjegjësinë për sulmin në VjenëSulmi, që është zhvilluar në gjashtë lokacione të ndryshme, ka lënë të vdekur katër persona dhe 23 të tjerë të plagosur.
Sulmuesi i dyshuar është qëlluar për vdekje nga policia.
Si pasojë e sulmit, në Vjenë dhe shtete tjera të afërta, janë kryer një mori arrestimesh.
Tetë persona të moshave 16-24 vjeçare janë në mbajtje nga një gjykatë në Vjenë.
Dy të tjerë janë të ndaluar në Zvicër.