Arrestohet Jakup Krasniqi, dërgohet në Hagë

Your browser doesn’t support HTML5

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është arrestuar nga hetues të Prokurorisë Speciale dhe po transferohet për në Hagë. Avokati i tij nuk ka treguar se cilat janë akuzat ndaj Krasniqit. Operacioni në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit. Përveç hetuesve ndërkombëtarë edhe policë të Kosovës dhe EULEX-it kanë marrë pjesë gjatë bastisjes.