Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë në kryeqytetin, Vjenë, që la të vrarë katër persona.
Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur - disa rëndë - pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje.
Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia, thanë zyrtarët, dhe një u arrestua, transmeton BBC.
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një "terrorist islamik".
Dy nga viktimat që vdiqën gjatë sulmit ishin gra, dhe dy ishin burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital brenda natës, thanë raportet.
Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të zënë me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra e sulmit.
Shtatë nga të plagosurit kanë plagë të rrezikshme për jetën, raportojnë mediat austriake.
SHIKONI EDHE: Merkel: Lufta kundër terrorizmit është e përbashkëtDuke folur në një konferencë për shtyp, Z. Nehammer tha se personi i armatosur rëndë i vrarë nga policia ishte një mbështetës i Shtetit Islamik (IS) dhe se shtëpia e tij ishte kontrolluar dhe materiali video u sekuestrua. Policia shkroi në Tëitter se ai kishte veshur një rrip shpërthyes të rremë.
Më parë, Nehammer tha se të paktën një sulmues "i armatosur rëndë dhe i rrezikshëm" besohej të ishte akoma i lirë. Zyrtarët u cituan të thoshin se mund të kishin qenë deri në katër sulmues. Ministri i brendshëm i nxiti njerëzit të shmangnin Vjenën qendrore dhe u tha prindërve të mbanin fëmijët e tyre në shtëpi të martën.
Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti incidentin një "sulm të neveritshëm terrorist".