Hoti liron Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Ilustrim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Ky vendim është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga kryeministria.

”Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, është thënë po ashtu në njoftim.

Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Para kësaj pozitë, Qalaj ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.