‘Një minutë heshtje’ e Vuçiqit nuk pranohet nga familjet kosovare
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat shqiptare të vrarë nga forcat serbe në vitin 1999 dhe më pas të varrosura në periferi të Beogradit, në vendin e quajtur Batajnicë. Për disa nga shqiptarët e Kosovës që kanë gjetur trupat e familjarëve të tyre në Batajnicë, ky veprim i Vuçiqit është i turpshëm dhe i pamjaftueshëm.