Ende jemi duke mësuar, mirëpo duket se ndikim të madh në përhapje të koronavirusit kanë pasur ato që njihet si organizime të përhapjes së shpejtë.
Ato zakonisht janë organizime ku merr pjesë një person i infektuar dhe përhap virusin te një turmë e madhe njerëzish, apo kur një grup njerëzish lidhet me një numër të madh të rasteve të infektuara.
Ende nuk ekziston ndonjë rregull se kur një grumbull njerëzish konsiderohet mjaftueshëm i madh për t’u quajtur organizim i përhapjes së shpejtë.
Dhe këtu nuk përfshihet përhapja e virusit brenda ambienteve shtëpiake.
Këtu është fjala për organizime sikurse ato në kisha, restorante apo bare.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Shembull, në Shtetet e Bashkuara, një pjesëtar i korit pa simptoma të koronavirusit ka marrë pjesë gjatë provave në muajin mars.
Nga 60 pjesëmarrës, 52 janë sëmurë me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, përfshirë dy që kanë vdekur.
SHIKONI EDHE: Kush është gruaja që krijoi gjurmuesin më të njohur të Covid-19?Në Hong Kong, një shpërthim në katër bare ka infektuar 39 konsumatorë, 20 pjesëtarë të stafit dhe 14 muzikantë, para se të infektoheshin 33 pjesëtarë të familjeve dhe më pas edhe kontaktet e tyre.
Gjurmuesit e sëmundjes kanë zbuluar se grupet muzikore kanë qenë në të pranishme në të katër baret, andaj ata mund të kenë përhapur virusin te më shumë se 100 njerëz.
Shkencëtarët që kanë studiuar tre muaj të të dhënave të gjurmimit nga Hong Kong, kanë vlerësuar se 19 për qind e personave të infektuar janë përgjegjës për 80 për qind të përhapjes së koronavirusit.
SHIKONI EDHE: Rreziku nga COVID-19, “më i vogël në aeroplan sesa në zyrë”Për të parandaluar përhapjen e shpejtë, ne duhet ta kuptojmë atë më mirë, ka thënë Anne Rimoin, eksperte për sëmundje infektive në Universitetin e Kalifornias në Llos Angjelles.
Ajo ka bërë thirrje për gjurmim të detajuar të të infektuarve afër presidentit amerikan, Donald Trump, përfshirë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë e 26 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, për të nominuar gjyqtaren Amy Coney Barrett për Gjykatën Supreme.
SHIKONI EDHE: Pas Trumpit, koronavirusi përhapet në mesin e republikanëveAjo ka thënë se koha e zhvillimit të ngjarjes dhe numri i personave të infektuar sugjerojnë mundësinë e përhapjes së shpejtë.
“Gjurmimi i kontakteve është mënyra e identifikimit të ngjarjes kyçe të përhapjes”, ka thënë Rimoin.
“Vetëm ashtu thyeni zinxhirin e përhapjes”.
Për dallim nga hulumtimet tjera të kontakteve, ku mund të jetë i vështirë procesi i identifikimit të të gjithë personave të përfshirë, një hetim potencial në Shtëpinë e Bardhë do të mundësohej nga “incizimet dhe video-materialet se kush ka qenë me kë dhe kur”, ka thënë Rumoin.
“Është një mundësi për të mësuar për organizimet e përhapjes së shpejtë, të cilat më pas mund të ruajnë mijëra jetë, nëse jo miliona jetë njerëzish në periudhë afatgjatë”, ka shtuar mes tjerash ajo.
Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë raportuar për 36 milionë persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Prej tyre mbi 1 milion persona kanë vdekur.