Në Shkup përballet kombëtarja e Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut

Your browser doesn’t support HTML5

Pa praninë e tifozëve, mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Todor Proevski”, në Shkup, do të luhet ndeshja e futbollit ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje pritet me shumë emocione nga tifozët e dy shteteve fqinje, pasi fituesi i kësaj sfide do të luajë me fituesin e takimit Gjeorgji - Bjellorusi, për një vend në Kampionatin Evropian. Përfaqësuesit e kombëtares së Kosovës në Maqedoninë e Veriut kanë arritur një ditë më parë, me ç`rast tifozë të shumtë i kanë pritur në pikën kufitare duke u dhënë përkrahje morale. Në kombëtaren e Maqedonisë së Veriut luajnë dhe 6 futbollistë shqiptarë, dy prej të cilëve janë pozicione kyçe. Qytetarët, kryesisht ata shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në mikrofonin e Radios Evropa e Lirë thonë se tifo do të bëjnë për kombëtaren e Kosovës.