Trump dhe Biden do të mbajnë debatin e parë presidencial

Kandidatët presidencial në Shtetet e Bashkuara, demokrati Joe Biden dhe presidenti aktual, Donald Trump.

Kandidatët presidencial në Shtetet e Bashkuara, demokrati Joe Biden dhe presidenti, Donald Trump, do të zhvillojnë debatin e parë televiziv, nga tre debatet sa pritet të mbahen deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 3 nëntor.

Debati 90-minutësh televiziv Trump-Biden, i cili fillon në 3:00 të mëngjesit, më 30 shtator, dhe do të moderohet nga moderatori i Fox News, Chris Wallace, vjen mes tensioneve tregtare me Kinën, një rritje të numrit të vdekjeve nga koronavirusi dhe situatës së papunësisë në SHBA, ku dhjetëra miliona e amerikanë janë pa punë.

Your browser doesn’t support HTML5

Paralajmërime për “mashtrime” në zgjedhjet në SHBA

Debati zhvillohet pas publikimit më 27 shtator të detajeve të pagesave federale të taksave të të ardhurave të Trumpit.

Raporti hulumtues u publikua nga New York Times.

Për shkak të koronavirusit, akti tradicional i shtrëngimit të duarve para debatit është hequr.

Biden ka thënë se ai pret një sërë sulmesh personale nga Trumpi, i cili tashmë ka pohuar se demokrati 77-vjeçar "nuk e di se është gjallë", një referencë për moshën e Bidenit.

Nga ana tjetër, Biden e ka quajtur Trumpin, 74 vjeç, një "prani toksike" në Shtëpinë e Bardhë.

"Do të jetë e vështirë", tha Biden në një intervistë të transmetuar, më 26 shtator në MSNBC.

Presidenti Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 shtator se ai "po pret me padurim debatin".

Rreth 100 milionë amerikanë pritet të ndjekin debatin televiziv, i cili është planifikuar të zhvillohet në Kleveland, Ohio, pa audiencë të drejtpërdrejtë të pranishme.