Ndryshimet klimatike "po nxisin zjarret në Kaliforni"

Pamje nga zjarret në Kaliforni.

Ndryshimet klimatike janë duke nxitur shkallën dhe ndikimin e zjarreve që kanë përfshirë së fundmi Kaliforninë, kanë thënë shkencëtarët.

Autorët e hulumtimit kanë gjetur se Kalifornia tani përballet më shumë me rrezikun e zjarreve, sesa para kohës kur njerëzit kanë nisur të ndryshojnë klimën.

Prej muajit gusht, ky vend po përballet me zjarret më të mëdha në 18 vjetët e fundit.

Ato kanë qenë përgjegjëse për më shumë se 30 vdekje dhe kanë shtyrë mijëra persona që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shkaku i zjarreve është kthyer në çështje politike, pasi Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka vënë fajin te ndryshimet klimatike për zjarret në fjalë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në anën tjetër, ka hedhur poshtë këtë argument, duke përmendur praktikat e menaxhimit të tokave të atij territori.

Mirëpo një kërkim shkencor, i drejtuar nga profesori, Matthew Jones, për arsyet e këtyre zjarreve, sugjeron se rritja e temperaturave është duke pasur ndikim të madh.

Më herët gjatë këtij viti, ekipi i njëjtë hulumtues ka publikuar një analizë për origjinën e zjarreve dramatike që kanë përfshirë Australinë në periudhën 2019-2020.

Studimi ka treguar se ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa rritjes së sezonës së zjarreve – e definuar si periudhë me rrezik më të lartë të zjarreve për shkak të kombinimit të temperaturave të larta, lagështisë së ulët, erërave dhe forta dhe reshjeve të pakta.

Brenda 40 vjetëve, përkatësisht në periudhën 1979-2019, periudha e zjarreve është thënë të jetë zgjatur për tetë ditë në nivel global.