Kompania kineze e teknologjisë, Huawei tha se zinxhiri i saj global i furnizimit është nën presion nga Shtetet e Bashkuara dhe i bëri thirrje Uashingtonit të rishikojë kufizimet e tij tregtare.
Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit është nën trysni nga masat tregtare të SHBA-së që synojnë të pamundësojnë aktivitetin komercial të kompanisë.
"Shtetet e Bashkuara kanë modifikuar sanksionet e tyre për herë të tretë dhe kjo me të vërtetë ka sjellë sfida të mëdha në prodhimin dhe operacionet tona", u tha gazetarëve në Shangai, shefi i Huaweit, Guo Ping.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj punonjësve të HuaweitShtetet e Bashkuara, të cilat thonë se Huawei është një mjet për spiunazhin e shtetit kinez, vendosën sanksione të reja duke ndaluar që kompanitë amerikane të furnizojnë ose servisojnë kompaninë.
Huawei ka mohuar vazhdimisht akuzat e SHBA-së.
"Shpresojmë që qeveria amerikane të rishikojë politikën e saj pasi ne jemi akoma të gatshëm të blejmë produkte nga kompanitë amerikane", tha Guo.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Shtetet e Bashkuara thanë muajin e kaluar se do të zgjeronin një program të quajtur "Rrjeti i Pastër" për të parandaluar aplikacione të ndryshme kineze dhe kompani të telekomunikacioneve të kenë qasje në informacione të ndjeshme mbi qytetarët dhe bizneset amerikane.