Evropa në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e rasteve të reja me COVID-19

Ilustrim

Qeveritë evropiane po përballen me presion politik për të trajtuar rritjen e rasteve të reja me koronavirus, duke shmangur një izolim të ngjashëm si në pranverën e këtij viti, që do të godiste ekonomitë në luftë për rimëkëmbje.

Të dhënat e publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve treguan pesë vende në rajon me më shumë se 120 raste të konfirmuara për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.

Spanja u rendit në krye të listës së zymtë, me pothuajse të gjitha rajonet e saj të purpurta në një hartë që gjithashtu shfaqë pjesë të kuqe të errëta të përhapura në të gjithë Francën e Jugut, Republikën Çeke, Kroacinë dhe Rumaninë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u takua të hënën me presidenten e rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, për të koordinuar një përgjigje më të fortë ndaj shpërthimeve të reja të koronavirusit ndërsa vendi lufton për shmangur një valë të dytë.

Díaz Ayuso, e cila kryeson një koalicion të qendrës së djathtë, ka qenë një nga kritiket kryesore të qeverisë qendrore me orientim të majtë edhe pasi administrata e saj është fajësuar për mosvendosjen e burimeve të mjaftueshme në kujdesin primar ose gjurmuesit e kontaktit, për të identifikuar burime të reja të mundshme të përhapjes së virusit.

Shkalla e infektimit në Madrid nga 683 raste për 100,000 banorë në dy javët e fundit, është gati tre herë më e lartë se mesatarja kombëtare.

Mbi 900.000 të vdekur nga COVID-19 në botë

Policia në kryeqytetin spanjoll dhe qytetet përreth saj filloi të ndalonte njerëzit që hynin dhe dilnin nga lagjet e klasës punëtore që janë përballur me rritje të madhe të infektimeve. Kjo masë është kundërshtuar me protesta nga njerëzit që mendojnë se këto kufizime stigmatizojnë të varfërit.

Rreth 860,000 banorë janë prekur nga kufizimet e reja, që përfshijnë leje për udhëtimet e tyre nga lagjet e tyre për punë, studim ose cështje mjekësore. Parqet janë të mbyllura dhe dyqanet dhe restorantet duhet të kufizojnë përdorimin e tyre në 50% në zonat e prekura.

Autoritetet thonë se ata që nuk janë në gjendje të justifikojnë lëvizjet e tyre do të përballen me gjobë duke filluar nga e mërkura.

SHBA-ja, në prag të regjistrimit të 200,000 viktimave me koronavirus

COVID-19 ka vrarë të paktën 30,000 njerëz në Spanjë që nga shpërthimi i parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

SHIKONI EDHE: Pandemia e koronavirusit: Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Çeki

Në Republikën Çeke, Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech dha dorëheqje të hënën pas një rritjeje rekord të infektimeve të reja, duke theksuar se vendimi i tij duhet të krijojë hapësirë për një qasje të re ndaj pandemisë.

Ky shtet i Evropës Qendrore e përballoi mirë valën e parë të infeksionit në pranverë, por tani është përballur me një rritje rekorde.

Të enjten e kaluar, Republika e Çekisë regjistroi më shumë se 3,000 raste të reja, pothuajse të njëjtin numër me atë të gjithë marsit.

Përgatiti: Flandra Marmullaku