Izraeli po fillon një izolim të dytë mbarëkombëtar për të frenuar rastet e koronavirusit.
Masa po zbatohet derisa qytetarët fillojnë të shënojnë Vitin e Ri Hebre.
Kjo festë tradicionalisht shënohen përmes takimeve të mëdha, familjare.
Por, nën masën e izolimit tre javor, izraelitët mund të lëvizin vetëm brenda perimetrit 1 kilometër nga shtëpitë e tyre, me disa përjashtime, dhe numri i njerëzve të lejuar në sinagoga është ulur shumë.
Izraeli aktualisht ka një nga nivelet më të larta të të infektuarve me koronavirus në botë.
Në javën e kaluar, rastet e reja kanë arritur nivelet më të larta ditore, prej më shumë se 5.000 të infektuarve dhe udhëheqësit e vendit kanë kërkuar falje për dështimin e tyre për të frenuar pandeminë.
Deri më tani në Izraeli ka shënuar 1.169 vdekje nga sëmundja COVID-19 dhe gati 177.000 të infektuar, sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins", me seli në SHBA.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se, nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të vendosë kufizime më të ashpra.
Rosh Hashanah apo Viti i Ri Hebre zgjat dy ditë. Festimet nisën më 18 shtator. Kjo është një festë e krijimit të botës dhe shënon një fillim të ri. Këto dy ditë, njerëzit reflektojnë mbi vitin e kaluar dhe kërkojnë falje. Hebrenjtë besojnë se Zoti i vlerëson veprat e mira dhe të këqija të një personi gjatë vitit dhe vendos se si do të jetë viti i ardhshëm për ta.