Ambasadori amerikan në Bukuresht ka akuzuar kompaninë Huawei dhe ambasadën kineze për vazhdimin e "përpjekjes për të mashtruar popullin e Rumanisë" ndërsa akuzoi disa media rumune për publikimin e propagandës kineze.
Administrata amerikane po bën presion ndaj aleatëve të saj për të bllokuar Huawein nga rrjeti 5G, duke thënë se pajisjet e kompanisë mund të përdoren nga Kina për qëllime spiunimi. Pretendimi është mohuar nga Huawei dhe Pekini.
"Ne sot mund të ndërtojmë një infrastrukturë të sigurt të Rrjetit të Pastër 5G për të formuar botën digjitale të së nesërmes. Sidoqoftë, Huawei dhe kinezët komunistë duan ta bëjnë Rumaninë shtetin e mbikëqyrjes së 30 viteve më parë", tha ambasadori amerikan, Adrian Zuckerman, në një opinioni të botuar më 10 shtator.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Vitin e kaluar, Rumania dhe SHBA-ja nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Uashington përmes së cilës parashihej që Huawei të përjashtohej nga rrjeti i ardhshëm 5G i Rumanisë.
Dokumenti, i cili nuk përmend Huawein me emër, thotë se të dyja vendet "do të shmangin rreziqet e sigurisë që shoqërojnë investimet kineze në rrjetet telekomunikuese 5G".
Huawei, i cili ka qenë i pranishëm në tregun rumun që nga viti 2003, ka thënë se plotëson të gjitha kërkesat e renditura në projekt rregulloret për pjesëmarrjen e kompanive të teknologjisë në zhvillimin e infrastrukturës 5G në Rumani.