Liderja e opozitës bjelloruse ruse, Maryya Kalesnikava tha se autoritetet i vunë një qese mbi kokën e saj dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta deportonin me forcë jashtë vendit, në fillim të kësaj jave.
Kështu njoftoi faqja e internetit e pavarur e lajmeve Tut.by, më 10 shtator, duke cituar avokaten e saj.
Avokatja, Lyudmila Kazak, tha se Kalesnikava kishte paraqitur një deklaratë mbi incidentin dhe po kërkonte veprime ligjore kundër autoriteteve për trajtimin e saj, duke përfshirë Shërbimin e Inteligjencës (KGB) së Bjellorusisë.
Kalesnikava u rrëmbye nga rrugët e Minskut më 7 shtator nga njerëz të maskuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj.
Të tre, u dërguan më 8 shtator për në kufi, ku autoritetet u thanë atyre të kalonin në Ukrainë.
Kur ata arritën në zonën neutrale midis dy vendeve, Kalesnikava grisi pasaportën e saj në copa të vogla për ta bërë të pamundur që autoritetet ta dëbojnë. Ajo u dërgua në paraburgim në anën bjelloruse të kufirit. Dy bashkëpunëtorët e saj shkuan në Ukrainë.
SHIKONI EDHE: Autoritetet bjelloruse vazhdojnë goditjen ndaj figurave kryesore opozitareKalesnikava është një udhëheqëse e shquar e protestave që kërkojnë dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenka, pas zgjedhjeve presidenciale të vendit më 9 gusht, për të cilat thonë se ishin të manipuluara.
Lukashenka mohon manipulimin e votave.
Kazak u takua me Kalesnikava më 9 shtator, për herë të parë që nga zhdukja e saj, duke thënë se ajo u fut në një qeli me gjashtë persona të tjerë në një qendër paraburgimi.
Kazak do të kërkojë një ekzaminim mjeko-ligjor pasi Kalesnikava kishte të nxira në trupin e saj, tha ajo.
Bjellorusia është duke u përballur me demonstrata masive nga qytetarët qëkur presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, shpalli fitoren në zgjedhjet e gushtit.