Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Rama thotë se kjo marrëveshje është vazhdim i rrugës drejt “njohjes përfundimtare”.
Kryeministri i Shqipërisë, Rama ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet akt “tradhtie”.
Kryeministri shqiptar po ashtu ka folur për iniciativën e një Shengeni rajonal, e cila ishte kundërshtuar nga autoritetet në Kosovë, por e cila, sipas tij, po bëhet falë “Amerikës mike”.