Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Ai ka përgëzuar edhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për siç e ka cilësuar ai “këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës”.
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u nënshkrua në Zyrën Ovale në prani të presindetit amerikan, Donald Trump. Kjo marrëveshje u tha se ka të bëjë me normalizimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Trump tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje është bërë përparim i madh për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Serbi.