Në muajin mars, kur filloi mbyllja e shkollave në mbarë botën, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë familje mbështeteshin në mësimet online si mundësi për të vazhduar edukimin.
Por, një raport ndërkombëtar i Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tregon se për një në tre fëmijë në botë, nuk kishte qasje në ndonjë lloj mësimi në distancë.
Henrietta Fore, drejtore ekzekutive e agjencisë, thotë se kjo çështje është bërë një "urgjencë globale e arsimit" që ka të ngjarë të dëmtojë "ekonomitë dhe shoqëritë për dekadat e ardhshme", shkruan BBC.
Problemi më i madh ka qenë në Afrikën Sub-Sahariane, ku rreth gjysma e fëmijëve - rreth 120 milionë nxënës - nuk kanë pasur mundësi për shkollim.
Raporti paralajmëron se familjet më të varfra ka shumë të ngjarë që janë prekur më shumë nga kjo situatë.
Rreth 1.5 miliardë fëmijë në mbarë botën u përballen me mbylljen e shkollave për shkak të pandemisë. Prej tyre 463 milionë vlerësohet se kanë mbetur pa ndonjë mundësi shkollimi, kryesisht për shkak se nuk kishin qasje në internet ose sepse shkollat e tyre nuk kishin asnjë mënyrë për të siguruar mësimin në distancë.