Fotografitë e para të gardhit me tela gjemborë në kufirin Serbi-Maqedoni e V.
Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gardhi gjemborë në kufirin Serbi-Maqedoni e V.
Serbia gjendet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, përmes së cilës migrantët dhe refugjatët provojnë të arrijnë deri te vendet e BE-së.
Vija kufitare e Serbisë me Maqedoninë e Veriut. Pamje satelitore.
Autoritetet në Serbi nuk janë të hapura për të dhënë detaje lidhur me gardhin. Pas disa tentimeve, Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë përgjigje në pyetjet e drejtuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme e Serbisë.