Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 18 gusht tha se "në një kohë të duhur" ai do të bisedojë me Rusinë për situatën në Bjellorusi.
Trump shtoi se nuk duket se ka "shumë demokraci" në Bjellorusi.
“Më pëlqen të shoh demokraci. Demokracia është një fjalë shumë e rëndësishme”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Mijëra persona kanë protestuar për të nëntën ditë me radhë në kryeqytetin bjellorus, Minsk kundër presidentit të këtij shteti, Alyaksandr Lukashenka, i cili së fundmi ka thënë se është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të reja nëse bëhen ndryshime kushtetuese.
"Sigurisht është një marshim shumë i madh dhe duket se është një marshim paqësor", tha presidenti amerikan.
Trump nuk dha detaje të tjera në lidhje me atë se kur ai do të zhvillojë bisedime me Moskën, duke shtuar se do të flasë edhe me njerëzit e tjerë.
SHIKONI EDHE: PE nuk e njeh Lukashenkan president të BjellorusisëDrejtuesit e Bashkimit Evropian gjithashtu kanë bërë thirrje për bisedime mbi Bjellorusinë, dhe kanë planifikuar një takim më 19 gusht ku do të diskutojnë sanksionet e mundshme.
Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që është në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya me 10.12 për qind.
Zgjedhjet janë mbajtur më 9 gusht dhe opozita thotë se ato ishin të manipuluar.