Protestat më të mëdha kundër Lukashenkas
Your browser doesn’t support HTML5
Të dielën rrugët e kryeqytetit bjellorus, Minsk kanë qenë të mbushura me dhjetëra mijëra persona që kanë kërkuar largimin e presidentit Alexander Lukashenka nga pushteti. Ata besojnë se është bërë mashtrim me rezultatet e zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenka ka fituar një mandat të gjashtë presidencial. Ai është në pushtet nga viti 1994.