Që nga përhapja e pandemisë COVID-19 në botë, gastronomia ishte ndër sektorët e parë që u detyrua të mbyllej për shkak të rrezikut të lartë të bartjes së virusit.
Pas gati tre muajsh izolimi, shumë shtete liruan masat e kufizimit ku përfshihej edhe hapja e kafeneve dhe restoranteve, me rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për higjienën dhe mbajtjen e distancës së nevojshme.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kryesisht përhapet nga pikëzat që lëshojmë kur flasim, kollitemi apo teshtimë ose në rast të kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.
Ekspozimi mund të ndodhë më së shumti në hapësirat e mbyllura dhe ku ka frekuentim më të madh të njerëzve, ku përfshihen edhe kafenetë e restorantet.
OBSH rekomandon që masat për të parandaluar transmetimin e COVID-19 të zbatohen në të gjitha vendet njësoj. Masat e rekomanduara përfshijnë larjen e shpeshtë ose dezinfektimin e duarve me dezinfektues me përmbajtje të alkoolit, mbajtjen e higjienës, mbajtjen e distancës fizike ose vendosjen e maskave kur mbajtja e distancës nuk është e mundur.
Po ashtu, OBSH-ja rekomandon rritjen e ventilimit përmes ajrimit natyral ose ventilimit artificial, mundësisht pa riciklim të ajrit. Në rast të riciklimit të ajrit, filtrat duhet të pastrohen rregullisht.
SHIKONI EDHE: Sa është e sigurt dalja në zyrë gjatë kohës së pandemisë?Masa e parë e lehtësimit të kufizimeve në gastronomi ishte vetëm ofrimi i shërbimit “take away” (merre me vete), por ndërkohë, për t’i dhënë një shans mbijetesës së këtyre bizneseve, filloi hapja graduale.
Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, rekomandon mbajtjen e maskës në hapësira ku nuk mund te ketë distancë më shumë se dy metra si dhe gjatë takimeve me persona të tjerë në këto hapësira.
SHIKONI EDHE: Sa është i sigurt udhëtimi?
Për të gjitha kafenetë dhe restorantet rekomandohet që të shërbejnë kryesisht në terasa dhe ambiente të hapura.
Këto janë disa nga rekomandimet e Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse:
* Pastrimi i duarve për të paktën 20 sekonda pas hyrjes dhe daljes nga restorantet.
*Para përdorimit të tualetit, të sigurohet se ka mjete higjienike për pastrim si dhe denzinfektues me alkool të paktën 60 për qind.
Rreziku i përhapjes së koronavirusit në restorante dhe kafene:
*Rrezik i ulët: Shërbimi take away (merre me vete)
* Rrezik i konsiderueshëm: Ngrënja në hapësirë të hapur të kufizuar me distancë 2 metra .*Rrezik më i madh: Ngrënja në hapësira të hapura dhe të mbyllura në të njëjtin vend.
*Rrezik i lartë: Ngrënja në hapësirë të hapur dhe të mbyllur në një vend dhe kapaciteti jo i zvogëluar i ulëseve si dhe mungesa e distancës.
SHIKONI EDHE: Kthimi i nxënësve në shkolla - “Nëse je i sëmurë, rri në shtëpi”Edhe Qeveria e Kosovës në Manualin për mbrojtje nga COVID-19 parasheh që kafenetë dhe restaurantet të ofrojnë shërbime vetëm në ambiente të hapura, me distancë prej dy metrash, si dhe obligohet që i gjithë stafi të mbajë maska, po ashtu dezinfektuesit e duarve të jenë të qasshme për të gjithë konsumatorët.
Këto janë disa nga udhëzimet që pronarët e lokaleve obligohen t’i përmbushin:
*- të bëjë dezinfektimin dhe ajrosjen e rregullt të lokaleve dhe hapësirave të punës, - të bëjë pajisjen e punëtorëve me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKShP),
*- të merr masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për punonjësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),
*- të bëjë shfrytëzimin e sa më shumë kanaleve elektronike për të ushtruar veprimtarinë, duke përfshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat, dhe - të merr masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Institucioneve lidhur me emergjencën shëndetësore.
Nga data 6 korrik bizneset e gastronomisë në Kosovë ishin ndaluar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 21:00 deri në orën 5:00, ndërsa disa javë më vonë atyre u është mundësuar të shtyjnë orarin e punës deri në orën 22:30.
OBSH dhe Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve Ngjitëse, rekomandojnë që personat të cilët dyshojnë se mund të jenë të prekur ose janë të prekur me virusin COVID-19, të mos frekuentojnë baret dhe restaurantet.