Komisioni Qendror i Zgjedhje në Bjellorusi tha se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit janë të vlefshme, duke shtuar se deri në orën 14:00 sipas kohës lokale, kanë votuar mbi 65 për qind e trupit votues.
Në këto zgjedhje presidenciale, presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka po kërkon që të fitojë mandatin e gjashtë.
Komisioni Zgjedhor, para se të hapeshin vendvotimet në orët e hershme të 9 gushtit, tha se rreth 40 për qind – e 6,8 milionë votuesve me të drejtë vote – kanë votuar në votimet e mëhershme, që kanë nisur më 4 gusht.
Por, vëzhguesit e pavarur kanë shprehur dyshimet e tyre lidhur me këto shifra të daljes së votuesve.
Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë ka raportuar për radhë të gjata të njerëzve para qendrave të votimit, teksa shumë njerëz kanë mbajtur në duar zinxhirë për të bardhë për të mbështetur kandidaten opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u ka thënë mbështetëse të saj se këto janë simbol “i ndershmërisë dhe pastërtisë”.
Disa votues i thanë REL-it se po votojnë për herë të parë për zgjedhjet presidenciale pasi presin ndryshime nga këto zgjedhje.
Kandidatja opozitare Tsikhanouskaya pasi ka votuar ka kërkuar nga autoritetet që rezultatet zgjedhore të jenë të mos manipulohen, me qëllim që të fitojë Lukashenka.
“Vërtet dua që zgjedhjet të jenë të ndershme sepse autoritet nuk kanë pse të frikësohen, nëse njerëzit janë me Lukashenkan ata do të pajtohen me rezultatet”, tha ajo.
Votimi për zgjedhjet presidenciale bjelloruse po mbahet edhe në ambasadat e këtij shteti në Moskë dhe Kiev.
Lukeshnka pas votimit në Minks tha se as ai dhe as qeveria nuk do të lejojë që Bjellorusia të futet në “kaos” apo “luftë civile” pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
“Jo, situata nuk do të dalë jashtë kontrollit. Askush nuk do të lejojë që të ndodhë një gjë e tillë. Ju garantoj”, tha ai, duke shtuar se autoritetet janë duke shqyrtuar një varg mundësish të përgjigjes, nëse ka pakënaqësi të qytetarëve pasi të shpallet rezultati zgjedhor.
Zgjedhjet në Bjellorusi po mbahen pas arrestimit të më shumë se 1,000 mbështetësve opozitarë, ndalimin e disa personave që të kandidojnë në këto zgjedhje, pretendimet për një komplot rus, i cili u tha se po tenton të nxitë paqëndrueshmëri në këtë shtet.
Lukashenka është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.
Në zgjedhjet presidenciale po garojë katër kandidatë, por fokusi është vendosur në Tsikhanouskaya, e cila në momentet e fundit zëvendësoi burrin e saj, Syarhey Tsikhanouski, në figurë e njohur në Bjellorusi që ka kritikuar Lukashenkan. Syarhey Tsikhanouski u ndalua që të marrë pjesë në zgjedhje pasi në fund të majit ishte arrestuar.