Izraeli thotë se zmbrapsi një ndërhyrje terroriste nga Libani

Lartësitë Golan

Izraeli tha se ka zmbrapsur një përpjekje të "terroristëve" për të depërtuar në territorin e tij, duke hapur zjarr ndaj personave të armatosur, menjëherë pasi ata kaluan kufirin nga Libani.

Ushtria izraelite tha se 3-5 burra të armatosur u vunë re duke kaluar kufirin në zonën e malit Dov, që është pjesë e Lartësive Golan.

Lartësitë Golan janë të pushtuara nga Izraeli.

"Terroristët u larguan përsëri në Liban, pasi u qëlluan”, tha ushtria izraelite.

Gjatë javës së kaluar ka pasur tensione në rajon, pasi një luftëtar i grupit militant të Hezbollahut, me bazë në Liban, është vrarë në një sulm të dyshuar izraelit në Siri.

Hezbollahu tha se nuk ka qenë i përfshirë në përleshjen e fundit kufitare.

Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, operon kryesisht në jug të Libanit dhe, së bashku me aleatët e tij politikë, është një forcë me ndikim në Qeverinë e këtij vendi.

Ky grup po ashtu mbështet forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad, në luftën civile të Sirisë.