Kina mbyll konsullatën në Hjuston derisa tensionet me SHBA-në janë në rritje

Hjuston

Konsullata e Kinës në Hjuston të Teksasit të Shteteve të Bashkuara është mbyllur pas një urdhëri të SHBA-së në kohën kur tensionet me Kinën janë në rritje.

Pas daljes së diplomaëve kinezë nga ndërtesa me dokumente në afatin e përcakuar, zyrtarë amerikanë janë parë duke hyrë me dhunë brenda. Ministria e Jashtme e Kinës një ditë më parë kishte urdhëruar mbylljen e konsullatës në qytetin Chengdu.

Ministria e Jashtme në Kinë deklaroi se vendimi është legjitim dhe përgjigje adekuate pas masave të Shteteve të Bashkuara.

“Situata aktuale e raporteve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është përgjigja për ë gjitha këto ngjarje”, thuhet në një deklaratë të tyre.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Bejingut kanë shënuar rritje që nga 21 korriku, kur Kina urdhëroi mbylljen e konsullatës në Hjuston, pas dyshimeve se shërbente si qendër e spiunazhit dhe vjedhje e pronës intelektuale.