Kosovës i shtohen edhe 122 raste të reja me koronavirus

Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të hënën 122 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 231 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë”, është thënë në njoftim.

Po këtë ditë është thënë se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 81 pacientë, duke e çuar numrin total në 1,506.

Aktualisht është thënë se në Kosovë janë edhe 1,244 raste tjera aktive me këtë virus.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar 2,799 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 49 pacientë kanë vdekur.