IKSHPK: 22 të shëruar dhe 47 raste me Covid-19

Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se të hënën janë konfirmuar edhe 47 raste me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

"Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj", thuhet në njoftimin e Institutit.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës 24 orëshe janë shëruar edhe 22 pacientë.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2.216 raste me COVID-19, prej të cilëve 1069 janë shëruar ndërsa 37 kanë vdekur.

Ndërkohë Klinika Infektive në Kosovë ka njoftuar se janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 të infektuar me koronavirus.

Sipas zyrtarëve të Klinikës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, derisa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.