Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se i ndjeri George Floyd “do ta ndryshojë botën”.
Pas një takimi privat me familjen e Floydit në Hjuston, Teksas, për të ofruar ngushëllimet e tij, Biden ka thënë për CBS News se vdekja e tij është “një prej pikave më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane”.
Vdekja e afrikano-amerikanit Floyd, në duart e një zyrtari policor të bardhë, ka nxitur protesta në gjithë botën.
Një ceremoni private e varrimit do të mbahet në Hjuston në vonë gjatë së martës.
“Ata janë familje e mrekullueshme, vajza e tij e vogël ka qenë aty, ajo që ka thënë se ‘babai i saj do ta ndryshojë botën’ dhe unë besoj se babai i saj do ta ndryshojë botën”, ka thënë Biden për CBS.
Mijëra persona janë parë të martën në Hjuston, ku Floyd ka jetuar para se të shpërnguljes në Mineapolis, duke krijuar radhë të gjatë për ta parë trupin e tij para një kishe.
Ceremoni të ngjashme në nderim të tij janë mbajtur në Mineapolis dhe Karolinën Veriore, ku Floyd ka lindur.