Në botë po testohen 100 vaksina kundër COVID-19

Your browser doesn’t support HTML5

Lehtësimi i masave të izolimit në shumë shtete në botë, po kritikohet nga mjekët. Bullgaria po teston vaksinën BCG që përdoret kundër tuberkulozit, nëse ka efekt në luftimin e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Ndërsa, sipas monitoruesve të ambientit në disa nga vendet më të ndotura në botë, është parë qiell i hapur dhe i pastër pas ndalimit të trafikut dhe të fabrikave.