Protestat pas vdekjes së George Floyd

Në Mineapolis, policia i detyroi të shtrihen në tokë disa motoristë. Protestat ndaj vdekjes së George Floyd, 46 vjeç, kanë vazhduar për ditë të tëra. 

Protesta në Mineapolis. 

Një protestuese bën shenjën e zemrës ndërsa proteston pas shtetrrethimit në Mineapolis. 

Vizitorët bëjnë homazhe për George Floyd, afër vendit ku ai vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor.

Policët ndërhyjnë ndaj protestuesve pasi ata ndezën zjarr në disa makina pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.

Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington duke brohoritur: “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Protestuesit vrapojnë pas ndërhyrjes së policisë në Uashington. 

Protestuesit ndezën zjarr, derisa qëndruan në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Floydit si "tragjedi të rëndë" që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë.

Një fëmijë mban një letër me mbishkrimin "Drejtësi" ndërsa sheh jashtë dritares së një makine që kalon para protestuesve në Riçmond të SHBA-së.

Në Nju Jork, njerëzit vrapojnë me gjësende nga një dyqan i duhanit, të cilin e kishin thyer para se të arrinte policia. 

Policët duke e arrestuar një të dyshuar gjatë trazirave në Nju Jork. 

Një burrë i bardhë dhe një tjetër me ngjyrë mbajnë duart me njëri-tjetrin në Karolinën Veriore .

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Nju Jork. 

Pjesëtarët me uniformë të Shërbimit të Inteligjencës së SHBA-së qëndrojnë para protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë. 

Gjatë fundjavës, demonstrues në Gjermani u mblodhën po ashtu për të shfaqur mbështetje për protestat.

Protesta mbështetjeje kishte edhe para ambasadës së SHBA-së në Berlin. 

Në Britaninë e Madhe qindra njerëz u mblodhën në mbështetje të protestuesve në SHBA. 

Protesta në Britaninë e Madhe.