Tridhjetetre pacientë me COVID-19, të shtrirë në QKUK

Prishtinë

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të martën se në këtë repart aktualisht janë duke u trajtuar 33 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Sipas raportit të kësaj klinike, dy prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pesë janë në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa 26 të tjerët janë në gjendje stabile.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 855 raste me koronavirus.

Prej tyre, 403 janë shëruar, ndërsa 26 kanë vdekur.