Koreja Veriore dhe Jugore shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

Foto nga arkivi

Koreja Veriore dhe Jugore kanë shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri të dielën, duke ngritur kështu tensionet një ditë pas paraqitjes së liderit Kim Jong Un, i cili për tri javë nuk u paraqit në publik.

Disa gjuajtje me armë janë dëgjuar në mëngjesin e së dielës nga ana e Koresë Veriore në drejtim të Koresë Jugore, raportuan autoritetet.

Pas disa javëve të spekulimeve për shëndetin dhe vendndodhjen e liderit verikorean, media shtetërore koreane publikoi fotografi të një ceremonie inauguruese të shtunën në të cilën u paraqit Kim Jong Un.

Shkëmbimi i zjarrit është konfrontimi i fundit në mes dy vendeve që tanimë janë në luftë.