Kosovë: Mbi 100 raste të pickimeve nga rriqrat

Fotografi ilustruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka regjistruar fillimin e pickimeve të rriqrave në vend. Sipas një njoftimi të Instituti bëhet e ditur se deri të shtunën në vatrat endemike Malishevë, Suharekë, Rahovec dhe Mamushë janë raportuar mbi 100 pickime.

IKSHPKu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj sezone duke zbatuar masat e përgjithshme për mbrojtje nga pickimet e rriqrave, si veshje adekuate gjatë punës në fusha apo vende ku mund të ketë rriqra, ndërsa në raste të pickimit nga rriqrat IKSHPK kërkon nga qytetarët që të lajmërohen te mjeku më i afërt.

Me ngritjen e temperaturave, ethet hemorragjike që shkaktohen kryesisht nga pickimet e rriqrave, ndër vite kanë qenë një problem për qytetarët e Kosovës. Madje, kishte raste që si pasojë e këtyre pickimeve, kanë përfunduar edhe me fatalitet.