Shumë vështirësi, përkundër përpjekjeve për vaksinën e COVID-19

Ilustrim

Vaksinat janë një biznes hileqar. Është më hileqar se testet apo ilaçet thonë ata që përpiqen të zhvilllojnë dhe prodhojnë vaksinat për t'i bërë ballë pandemisë së COVID-19.

Të trija këto, së bashku me distancën fizike dhe masat e tjera sociale - janë thelbësore për të gjurmuar, trajtuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

Por, sfidat më të mëdha për të zgjeruar testimin janë materialet dhe mundësia e sigurimit të tyre.

Trajtimet përmes ilaçeve janë të ndjeshme, por edhe të shoqëruara me prova të ndryshme dhe gabime.

Puna për zbulimin e vaksinës i përmbledhë këto pengesa të mundshme dhe i përballë ato me pyetje komplekse në lidhje me efikasitetin, imunitetin afatgjatë dhe afatshkurtër dhe reagimet potenciale vdekjeprurëse te njerëzit e shëndetshëm.

Video: A mund të jetë gjaku i të shëruarve ilaç për pacientët me COVID-19?

Këto janë vetëm disa prej çështjeve, pa përmendur edhe mundësinë e sigurimit të mundshëm të vaksinave për miliarda njerëz, kundër virusit që ka infektuar 2.5 milionë persona në botë dhe ka vrarë gati 180 mijë të tjerë, që nga paraqitja për herë të parë në Kinë, pesë muaj më parë.

"Zhvillimi i vaksinave është gjithmonë më i rëndë dhe më i gjatë, sepse ju duhet të vaksinoni një numër të madh njerëzish - prandaj siguria është shumë e rëndësishme dhe vëllimi është shumë i rëndësishëm", tha Paul Stoffels, zyrtari kryesor shkencor në kompaninë farmaceutike, Johnson & Johnson.

Ai i bëri këto komente, më 20 prill, gjatë një diskutimi për COVID- 19 të organizuar nga Federata Evropiane e Industrisë dhe Shoqatave Farmaceutike.

Shumica e ekspertëve thonë se bota nuk duhet të presë disponueshmërinë në shkallë të gjerë të një vaksine kundër COVID-19 para fillimit të vitit 2021.
Kjo po potencohet pavarësisht niveleve të papara të bashkëpunimit dhe shkëmbimit midis akademikëve dhe industrisë farmaceutike, lehtësive të rregullatorëve dhe planeve për testimin te njerëzit, përmes teknologjive të paprovuara më parë.

Shtigje të shumëfishta

Dhjetëra kompani, laboratorë ose studiues të veçantë pretendojnë se po punojnë në një ose më shumë vaksina të mundshme ndaj COVID-19.
Por, edhe ata që kanë përparuar më së shumti janë akoma në fazat e tyre të hershme.

Për zhvillimin e një vaksine, historikisht janë dashur rreth 10-15 vjet.
Virologët potencojnë se ende nuk ka një vaksinë të licencuar kundër HIV-it, virus i identifikuar në fillim të viteve 1980 që e shkakton sëmundjen e SIDA-s.

Por, shpërthimi i koronaviruseve si Ebola, SARS, MERS dhe Zika në dekadat vijuese kanë ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave me antivirus.

Një grup mjekësh kanë shkruar në revistën New England Journal of Medicine, më 30 mars, se nevoja për të "zhvilluar shpejt një vaksinë kundër SARS-CoV-2 vjen në një kohë shpërthimi të pandemisë dhe se ajo duhet të përfshijë edhe fusha të tilla si "gjenetika (dega e biologjisë molekulare që merret me strukturën, funksionin, evolucionin dhe hartëzimin e gjeneve) dhe biologjia strukturore".

Në këto kushte, është thelbësore që vaksinat e propozuara të përpiqen të mbërthejnë gjithçka, nga vaksinat me bazë proteine , deri te mënyrat inovative për të ringjallur sistemin imunitar, përmes copëzave të simuluara të materialit gjenetik nga virusi që është në objektiv.

SHIKONI EDHE: Çfarë është një “reagent” dhe pse po shtyn testimin për koronavirus?

Siç thotë një ekspert farmaceutik, "ne nuk e dimë akoma se cila do ta bëjë imunitetin më të mirë".

Shumica e vaksinave përdorin një formë të vdekur ose të çaktivizuar të virusit - si vaksina kundër lisë e shpikur më shumë se 200 vjet më parë. Formë tjetër është injektimi i materialit gjenetik të virusit për të sinjalizuar trupin që të prodhojë antitrupa.

Një qasje tjetër mund të jetë adoptimi i vaksinave ekzistuese për të zvogëluar, mbase shkurtimisht, shanset e infeksionit.
Por, deri më tani ekzistojnë pak prova se përdorimi i vaksinës orale të polios (OPV) mund të dëmtojë SARS-CoV-2.

Sidoqoftë, shumë studiues shpresojnë për përparim të vaksinimit ndaj COVID-19 përmes një formë të re të vaksinës, e njohur si mRNA, në të cilën përdoret një gjen i virusit për të ngjallur një përgjigje të imunitetit.

Asnjë vaksinë mRNA nuk është aprovuar ndonjëherë për përdorim të gjerë te njerëzit. Por, në krizën aktuale, ato po testohentek njerëzit dhe kafshët.
"Shkenca është më e mira, kur është konkurruese", i tha revistës The Economist, Seth Berkley, shefi ekzekutiv i aleancës globale të vaksinave GAVI.

Berkley tha se tani "po ecë përpara" zhvillimi i 140 deri 150 vaksinave.
"Është e shkëlqyeshme, por ne nuk mund të marrim 150 vaksina në testime klinike dhe prodhim. Pra, ato duhet të rregullohen bazuar në shkencën e duhur, bazuar në modelet e përshtatshme të kafshëve dhe profilin e produktit të synuar".

Testimi tek njerëzit

Testimi i ashtuquajtur paraklinik tek kafshët filloi brenda disa javësh pas botimittë strukturës gjenetiketë SARS-CoV-2 në janar. Zakonisht testimi përfshinë kafshët "sfiduese" si qelbës, majmunët dhe minjtë me sëmundjen e ndërlidhur me pneumoninë.

Sarah Gilbert, një profesore e Universitetit të Oksfordit, ngjalli befasi, kur javën e kaluar tha se ekipi i saj shpresonte të niste provat klinike tek njerëzit të një vaksine kandidate. Ajo tha se do të fillonin provat për efektet e rrezikshme të vaksinës, teknjë numër shumë i vogël i njerëzve të shëndetshëm, deri në fund të këtë muaj.

Por, ndërsa testimi tek njerëzit paraqet një pikësynim, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis testimit në një mostër të vogël të njerëzve - sikurse po zhvillohet në në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Kinë, për shembull - dhe gamën e gjerë të testeve të mëtejshme për të arritur sigurinë dhe vlerësuar efektivitetin e vaksinave.

Rreth një në tre ilaçe eksperimentale nuk e kalojnë kurrë të ashtuquajturën Faza e Parë e Testimit, thotë CenterRatch, një organizatë monitorimi e provave klinike.

Video: Si duket COVID-19?

Një e treta e barnave eksperimentale zakonisht fitohen pas studimeve të Fazës së Dytë. Ato mund të zgjasin nga muaj në vite dhe të përfshijnë qindra pacientë.

Pasi një vaksinë përparon në studimet e Fazës së Tretë, ajo mund të administrohet për mijëra pacientë. Por, një hulumtim i tillë shpesh kërkon disa vjet.

Eksperti i lartë i SHBA-së për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, tha në mars se faza e parë e provave mbi njerëzit filloi"me shpejtësi rekord" dhe se një vaksinë COVID-19 është "një përparësi urgjente e shëndetit publik".
Por, Fauci u shpreh i rezervuar në lidhje me afatin kohor të një skenari të mirë, duke thënë se nuk do të arrihet "në të ardhmen e afërt".

"Ju duhet të siguroheni që posedoni diçka që është e sigurt dhe që funksionon", i tha Fauci Gazetës së Shoqatës Amerikane Mjekësi.

"Do të marrë një vit deri në një vit e gjysmë për të zbuluar nëse ndonjë vaksinë e mundshmefunksionon", tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizuar një grup "shkencëtarësh, mjekësh, financuesish dhe prodhuesë" nga e gjithë bota, të cilët po hulumtojnë urgjentisht një vaksinë ndaj COVID-19.

Ata mblidhen rregullisht për të inkurajuar një vazhdim të "përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave në të gjithë botën".

SHIKONI EDHE: Pse testimi është i rëndësishëm për të rrafshuar lakoren e COVID-19?

Shumë kompani farmaceutike dhe studiues shpresojnë se organet rregullatore do të vazhdojnë të shpejtojnë shqyrtimin e aplikimeve dhe miratimeve.

Ata gjithashtu dëshirojnë që ata të cilët punojnë në zbulimin e vaksinave të reja, të ndajnë më shumë informacione për të shpejtuar testimin dhe fazat e tjera të zhvillimit të vaksinës.

"Është e mahnitshme se si funksionojnë rregullatorët me ne", tha Stoffels, kompania e të cilit ka shpenzuar dekada në hulumtimin e vaksinave të mundshme për HIV, Ebola, dhe më vonë Zika.

Stoffels tha se "ndërveprimi i thellë" me grupe si Administrata e Ushqimit dhe Barnave amerikane (FDA) dhe homologët e saj evropianë "shkurtuan tre muaj nga programi i zhvillimit" falë rishikimit të të dhënave të sigurisë.

"Nuk ka kohë, informacionet duhet ndarë", tha Stoffels.
"Nëse e kuptojmë se një eksperiment nuk funksionon, askush nuk duhet ta përsërisë atë", shtoi ai.

Përgatiti: Kestrin Kumnova