Shqipëria me 9 raste të reja të të infektuarve

Foto nga arkivi

Zëvëndëvësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të të infektuarve me COVID-19.

"Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë", tha ajo.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 548 raste.

Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani kanë vdekur 26 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 19 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 302.