Qyteti i Kinës Vuhan, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është rihapur pjesërisht, pas më shumë se dy muaj në izolim.
Njerëzit tani lejohen të hyjnë në Vuhan, por jo të dalin.
Qyteti i provincës Hubei, me 11 milionë banorë, është izoluar në janar.
Media shtetërore e Kinës ka publikuar fotografi të një treni pasagjerësh, duke arritur në Vuhan pas mesnatës.
Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Vuhanit është rihapur po ashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, 3,299 njerëz kanë vdekur në Hubei pas diagnostimit me koronavirus.
Për informacionet e fundit rreth koronavirusit përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë