Kurti shkarkon zëvendëskryeministrin Hoti

Avdullah Hoti, foto nga arkivi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

Shkarkimi i Hotit vjen vetëm një orë pasi Kuvendi i Kosovës, votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Mocioni, që u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës – parti në koalicionin qeverisës - mori mbështetjen e 82 deputetëve, 34 votuan kundër dhe një deputet abstenoi.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti.

Lexoni edhe këtë:

Bie Qeveria Kurti

Bashkimi dhe ndarja e LVV- LDK