Në Shqipëri, një qytetar 49-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin infektiv, duke shënuar kështu viktimën e pestë nga koronavirusi.
Eugena Tomini nga Instituti për Shëndetitn Publik tha se në 24 orët e fundit janë kryer 74 testime për persona që dyshohen se janë prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 19 raste të reja. Këto shifra e çojnë në 123 numrin e të prekurve.
Sipas zonjës Tomini, deri në këto momente janë testuar 930 raste të dyshuara në total.
“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në Spitalin Infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të Spitalit Infektiv, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19”, tha Tomni.
Në komunikimin e përditshëm me qytetarët dhe gazetarët, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik thanë se në Spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intenzive.
Ndiqni direkt informacionet më të reja mbi COVID-10, këtu.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve, thanë ata, janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Tomini bëri me dije se harta e të prekurve me covid-19 tashmë është shtrirë në vende tjera por edhe është zgjeruar në qytetet e prekura më herët.
“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier. Përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”, u shpreh Tomini.
Harta e të prekurve sipas qyteteve:
• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetar
• Berat 1 qytetar
• Has 2 qytetarë
Ministria informoi se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera.
Në anën tjetër, në vend janë marrë masa të rrepta për të shtrënguar lëvizjen e qytetarëve në mënyrë që të parandalohet apo të kontrollohet përhapja e mëtejshme e virusit.
Si shpërndahet COVID-19 dhe si ta mbroni veten kundër tij?
Your browser doesn’t support HTML5
Me vendim të kryeministrit është vendosur karantinë e obligueshme për të gjithë qytetarët, me vetëm dy orare të limituara lëvizjeje në qytet.
Ushtria dhe policia kanë vendosur postblloqe të shumta për të siguruar respektimin e kësaj karantine.