Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali

Ilustrim.

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 349 persona që ishin të infektuar me koronavirusin e ri.

Kjo shënon një rritje prej 19.3 %, tha të hënën Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 2,158.

Autoritetet kanë njoftuar se numri i të infektuarve ka arritur në 28,000.

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi i ri në Evropë.

Më shumë lajme për pandeminë e COVID-19 mund të lexoni KËTU.