Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, ka testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta për koronavirusin e ri SARS-CoV-2.
Prej tyre janë konfirmuar trembëdhjetë raste të prekur nga Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.
Megjithëkëtë zyrtarë në këtë institucion, i thanë Radios Evropa e Lirë, se sa i përket reagencave (materialet e testimit) për të kryer teste të virusit, tash për tash ka mjaftueshëm, dhe nuk ka vend për shqetësim.
Ndryshe në klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë gjithsej 125 shtretër. Prej tyre vetëm gjashtë kanë respiratorë. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë ,infektologu Valbon Krasniqi.
Respiratorët përdoren për filtrimin e ajrit nga ndotësit te pacientët që janë të prekur nga sëmundjet e rënda.
Koronavirusi i ri shkakton vështirësi në frymëmarrje, koll dhe temperaturë.