Italia ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve nga dita në ditë me koronavirusin e ri.
Autoritetet kombëtare të shëndetësisë u kanë thënë gazetarëve se kanë regjistruar 3,497 raste në 24 orët e fundit.
Kjo shifër nënkupton 20 për qind rritje të numrit të rasteve nga një ditë në tjetrën.
Pak më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në Lombardi, rajonin verior të Italisë, që është prekur më së keqi në Evropë nga ky virus.
Numri i të prekurve me këtë sëmundje në Itali ka arritur në 21,156.
Lexoni këtu më të rejat rreth koronavirusit në botë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 153,586 njerëz të infektuar, 5,789 të vdekur dhe 72,587 të shëruar.
- Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
- Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.