Edhe dy persona konfirmohen me koronavirus në Kosovë

Prishtinë, 14 mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe dy persona të tjerë janë konfirmuar me koronvirusin e ri.

Sipas ministrisë, një 42-vjeçar i infektuar ka qenë në kontakt me personin e parë, për të cilin është raportuar një ditë më parë, derisa e infektuara tjetër është një 37-vjeçare, shtetase e Kosovës, që ka arritur nga Italia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës më 1 mars.

“Vendqëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Të premten, Kosova konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, një shtetas i Kosovës 77 vjeç dhe një 20-vjeçare nga Italia. Ndërkaq, sot gjatë ditës, autoritetet njoftuan se edhe një 39-vjeçar ishte infektuar pas kontaktit me 77-vjeçarin nga Stublla e Vitisë.