Në Spanjë rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Madrid, Spanjë.

Në Spanjë, brenda një dite janë regjistruar 1,500 raste me koronavirusin e ri, njoftuan zyrtarët.

Pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur në Evropë me sëmundjen Covid-19, që shkaktohet nga kroonavirusi i ri. Në Spanjë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është mbi 15 ,000.

Të premte, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Evropa tani është “epiqendra” e pandemisë.

Në Spanjë, deri më 14 mars janë raportuar 136 vdekje nga koronavirusi. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pritet të njoftojë për masa urgjente për të luftuar përhapjen e virusit.