Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektuara jashtë Kinës është rritur për 13 herë më shumë në dy javët e fundit.
Ai ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmues i mungesës së veprimit” ndaj këtij virusi.
Pandemia është sëmundje që përhapet në shumë shtete në botë në kohën e njëjtë.
Megjithatë, Tedros ka thënë se ende nuk është shumë vonë që qeveritë të kenë ndikim.
“Të gjitha shtetet mund të ndryshojnë rrugën e kësaj pandemie”, ka thënë ai.
Qeverive u është dashur “të gjejnë balancë në mes të mbrojtjes së shëndetit, zvogëlimit të dëmit dhe respektimit të jetës së njerëzve”.
“Ne jemi bashkë për të bërë gjërat e duhura me qetësi, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve në gjithë botën. Është e mundshme”, ka thënë ai.
Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.
Koronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.
Merkel: Mbi 70 për qind e popullsisë mund të infektohet nga koronavirusi
Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit
Rusia ndalon dhjetëra fluturime drejt Evropës deri në fund të prillit