Harvey Weinstein ndëshkohet me 23 vjet burgim për dhunim

Harvey Weinstein.

Producenti, Harvey Weinstein është ndëshkuar me 23 vjet burgim për dhunim dhe sulm seksual.

Weinstein është shpallur fajtor muajin e kaluar në Nju Jork, ndërkohë që është përballur me rënie drastike të imazhit, meqë dikur është konsideruar një nga figurat më të fuqishme në Hollywood.

Ai është parë të mërkurën në gjykatë në karrocë lëvizëse.

Avokatët e tij patën insistuar që edhe burgimi minimal prej pesë vjetëve do të përbënte “burgim të përjetshëm” për të.

Mirëpo prokurorët kanë argumentuar që ai duhet të ndëshkohet me dënim maksimal për shkak të “abuzime të vazhdueshme” kundër grave dhe “mungesës së pendimit” për veprimet e tij.

Në tetor të vitit 2017, dhjetëra gra kanë raportuar publikisht për sjellet e këqija të Weinstenit.

Ai ka mohuar vazhdimisht çfarëdo keqbërje.

Weinstein, 67 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe për përdhunimin e aktores Jessica Mann, më 2013.

Weinstein është liruar nga akuzat më të rënda, për sulme të përsëritura seksuale, që bartin dënim me burgim të përjetshëm.

Përveç Nju Jorkut, Weinstein përballet me akuza tjera penale për dhunim dhe sulme seksuale edhe në Llos Angjelles.