Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë për çështjen e viktimave të dhunës seksuale

Kuvendi i Kosovës

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të veçantë, kushtuar sensibilizimit të çështjes se viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë dhe familjet e tyre, që të ngrisin zërin për njohjen e statusit e viktimës se dhunës seksuale.

Sipas Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunura gjatë luftës se fundit në Kosovë, më shumë se 1226 persona kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999).

Nga ky numër 785 persona e kanë pranuar statusin e viktimave kurse 237 aplikacione janë refuzuar.