Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë

Ilustrim.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Z.V për veprat penale, krime të luftës kundër popullsisë civile dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Në një komunikatë drejtuar mediave të premten, Prokuroria ka thënë se i pandehuri ka qenë pjesëtar i forcave policore të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, ka thënë Prokuroria.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998-99, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

Lexoni edhe këta artikuj: Margjinalizimi i të pagjeturve

Mohimi i krimeve të luftës përballë ligjit​