Një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje, njoftoi Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda.
"E ndjera V.B., zyrtare policore në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa pastaj ka kryer vetëvrasje", thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas të njëjtit, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, që edhe ka konstatuar vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit, mësohet se trupat e pajetë do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.